Tejkaloi kolonën duke shfrytëzuar trotuarin, gjobitet shoferi në Prishtinë

11:56 | 05 Shkurt 2026
tejkaloi-kolonen-duke-shfrytezuar-trotuarin,-gjobitet-shoferi-ne-prishtine

Policia ka njoftuar se ka identifikuar një kundërvajtës në Prishtinë pasi ka tejkaluar kolonën e automjeteve duke shfrytëzuar trotuarin.

Ai është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse për 3 muaj.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Komento: