
Një qytetar ka raportuar përmes aplikacionit mobil të Policisë së Kosovës një rast të tejkalimit të kolonës në rrugën Prizren–Reqan, ndërsa pas verifikimeve, shoferi është identifikuar dhe ndëshkuar nga Policia.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, raportimi është pranuar më 2 gusht 2026. Pas hetimeve, më 5 gusht është identifikuar kundërvajtësi, ndaj të cilit Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka shqiptuar masat e parapara me ligj.
Shoferi është gjobitur me 200 euro, i janë shqiptuar dy pikë negative dhe i është ndaluar e drejta e drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia thekson se qytetarët në mbarë Kosovën po vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacion duke raportuar shkeljet e rregullave të trafikut dhe rastet e dyshuara përmes kanaleve zyrtare.
Në fund, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe shpejtësinë e lartë, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Qytetarët raportojnë kundërvajtësin për tejkalim të kolonës, gjobitet me 200 euro dhe i sekuestrohet patenta
Prizren, 05 gusht 2026
Qytetarët anë e mban Kosovës po vazhdojnë të raportojnë policinë për dyshime apo shkelje të mundshme të ligjit duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion. Një njoftim të tillë policia nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka pranuar me datën 02.08.2026.
Në lidhje me raportimin në aplikacionin mobil të datës 02/08/2026 ku shihet se automjeti bën tejkalimin e kolonës në rrugën Prizren-Reqan, më datë 05.08.2026 është identifikuar kundërvajtësi dhe Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren i ka shqiptuar vendimin për kundërvajtje. Për kundërvajtjen e shkaktuar, i njëjti është gjobitur me gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe i është ndaluar e drejta e ngasjes për 3 muaj.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.