Tejkaloi në vijë të plotë në Kllokot, gjobitet shoferi

11:05 | 02 Nëntor 2023
tejkaloi-ne-vije-te-plote-ne-kllokot,-gjobitet-shoferi

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe masë të përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj, pasi ka tejkaluar në vijë të plotë.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar kundërvajtësin i cili duke drejtuar automjetin e tij në Kllokot, në bazë të video incizimit të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të pa sigurte dhe në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Komento: