Tejkaloi shpejtësinë e kufizuar, gjobitet shoferi

11:02 | 04 Tetor 2023
tejkaloi-shpejtesine-e-kufizuar,-gjobitet-shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar shoferi që ka vozitur me shpejtësi prej 228 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

Shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”

Komento: