Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferëve në Ferizaj u hiqet patenta

22:03 | 23 Maj 2024
tejkaluan-ne-vije-te-plote,-dy-shofereve-ne-ferizaj-u-hiqet-patenta

Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë me nga 200 euro, 2 pikë negative për për shtetasin kosovar si dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 23.05.2024 në dy raste të ndara, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”.

“Këto kundërvatje janë identifikuar përmes dronit të policisë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative (vetëm për shtetasin kosovar) dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Komento: