Tek Inter ose Real Madrid, Mourinho befason të gjithë me përgjigjen

22:37 | 04 Mars 2019

Kjo është përgjigja e Mourinhos.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka bërë të ditur edhe njëherë se do të ishte i gatshëm të kthehet tek Inter.

Ai ka thënë se u largua nga ajo skuadër pasi nuk kishte se çfarë t’i jepte më shumë, por nuk ka përjashtuar një rikthim të mundsëhm.

Ai drejtoi Interin drejt suksesit historik në 2010, kur skuadra ‘zi kaltër’ fitoi tripletën.

“Mendoj se është arsye për tu krenuar kur një skuadër që ke punuar më parë të dëshiron përsëri” ka thënë Mou, transmeton lajmi.net.

“Një nga ndjenjat më të mira në futboll ishte kur u ktheva tek Chelsea. Kur njerëzit të marrin për herë të dytë do të thotë se ata të njohin se sa i mirë je” ka thënë tutje ai.

Kurse, kur është pyetur për Inter, portugezi është shprehur: “Tek një skuadër që kam qenë më parë? Nëse mendoj se është klubi i duhur, struktura e duhur, me ambiciet e duhura, nuk do ta kisha aspak problem.”

Por, këto fjalë lënë të hapur edhe mundësinë që Mourinho të rikthehet tek skuadra e Real Madrid.

Komento: