Tek United apo Chelsea? – Ku do të transferohet Dembele

13:14 | 29 Janar 2022

Dembele mes United e Chelsea.

Manchester United ka hyrë seriozisht në garë për Ousmane Dembele.

Sipas mediave britanike, djajtë e kuq mund të mposhtin konkurrencën e Bluve të Londrës për sulmuesin e Barcelonës.

Chelsea ka qenë seriozisht i interesuar për lojtarin që një kohë të gjatë dhe ka ndjekur zhvillimet e fundit në Camp Nou, ku Xavi ia ka bërë me dije se nuk e do më në skuadër.

Thomas Tuchel e një futbollistin dhe e do në Stamford Bridge, por së fundmi lojtari është joshur me mundësinë që të luajë në teatrin e ëndrrave, në Old Trafford, me klubin më të trofeshëm në Angli.

Komento: