Teknologjia VAR dhe Ronaldo ia sigurojnë fitoren Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Teknologjia VAR dhe Ronaldo ia sigurojnë fitoren Juventusit

14:47 | 29 Dhjetor 2018

Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sampdorisë në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Cristiano Ronaldo me dy gola dhe një vendim i teknologjisë ia kanë siguruar Juventusit fitoren e vështirë ndaj Sampdorias me rezultat 2 me 1.

Portugezi realizoi gol në minutën e dytë ndërsa rezultatin e barazoi Fabio Quagliarella që bëhet lojtari i dytë në Serie A që realizon gol në nëntë takime radhazi.

Ronaldo doli në skenë në minutën e 65 kur realizoi nga penaltia kurse mysafirët në minutën e katërt shtesë realizuan gol që fillimisht u pranua, por pas asistimit të teknologjisë ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtëloje.

Me këtë fitore Juventusi tubon 53 pikë, 12 më shumë se Napoli në pozitën e dytë.

Komento: