Telashe edhe për Gjilanin, një lojtar dhe një zyrtar i klubit infektohen me koronavirus

18:59 | 12 August 2020

SC Gjilani ka njoftuar me anë të një komunikate për shtyp se gjatë testeve të sotme kanë rezultuar pozitivë edhe dy anëtarë të staftit të tyre – një lojtar dhe një zyrtar i klubit.

“Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit”, thuhet në komunikatën e Gjilanit të publikuar në Facebook.

Sipas klubit gjilanas gjendja e pjesëtarëve të klubit është stabile dhe se ata nuk kanë simptoma të virusit COVID-19 por që janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe pritet që të bëhet ritestimi i tyre.

“Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino”.

“Sport Club “Gjilani” falënderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”, thuhet në fund të komunikatës.

Komento: