Telashe për Milanin, dy lojtarët kryesorë i dëmtohen me kombëtarët

17:33 | 15 Nëntor 2021

Milan ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së vikendit në kuadër të Serie A.

Ndeshjet e kombëtareve kanë dëmtuar shumë ekipet e kampionateve të ndryshme. Shumë skuadra kanë marrë lajme aspak të mira sa u përket dëmtimeve të lojtarëve kryesorë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Edhe për skuadrën e Milanit ka ndodhur e njëjta situatë, teksa dy lojtarët kryesorë të ekipit janë dëmtuar dhe do të mungojnë në ndeshjet e radhës në Seria A.

Mbrojtësi Davide Calabria është detyruar të lërë grumbullimin me kombëtaren e Italisë për t’u rikthyer në klub për të vazhduar rikuperimin e tij.

Gjithashtu edhe Ballo-Toure nuk ka mundur të vazhdojë deri në fund të jetë pjesë e kombëtares për shkak të dëmtimit, duke u detyruar kështu të kthehet para kohe në Milano.

Të dy futbollistët nuk do jenë të gatshëm për trajnerin Stefano Pioli në ndeshjen kundër Fiorentinës, ndërsa sa do të zgjasë rikuperimi i tyre ende nuk dihet.

Milan në këtë sezon ka arritur të grumbullojë 32 pikë duke kryesuar së bashku me Napolin tabelën e klasifikimit në Seria A.

Komento: