Telashe te Fenerbahce e Muriqit, dorëhiqet trajneri

21:52 | 23 Shkurt 2020

Jep dorëheqje trajneri i Fenerbahce.

Skuadra e Fenerbahces po kalon momente aspak të mira pas humbjes nga Galatasaray me rezultatin 1:3.

Tek Fenerbahce assesi nuk po mund ta pranojnë humbjen.Sipas mediumeve turke, trajneri i Fenerit, Ersun Yanal ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit tek Feneri.

Ali Koc, presidenti i Fenerbahces shkoi në dhomën e zhveshjeve pas ndeshjes dhe reagoi dhunshëm ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve.

Ersun Yanal tha: “Unë jap dorëheqjen, kaq nga unë”.

Komento: