Telashe të reja për Milanin, e papritura po ndodh me Leaon!

20:51 | 30 January 2023

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Rafael Leaos dhe Milanit raportohet se kanë ngecur pas ofertës së fundit të klubit.

Stefano Piolo e la në bankën rezervë portugezin për ndeshjen e ndaj Sassuolos. Sulmuesi hyri në lojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndikojë, teksa kampioni në fuqi italian pësoi humbje me rezultatin 2:5.

“Calciomercato” ka raportuar se nuk është bërë asnjë përparim në bisedimet midis Leaos dhe Milanit, pas ofertës së fundit të klubit me pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Një çështje është borxhi famëkeq i 23-vjeçarit me Sportingun e Lisbonës, por edhe forma e dobët e “kuqezinjve”.

Milani thuhet se nuk mund të lejojë të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve, nëse dëshiron ta bindë yllin e skuadrës për të zgjatur kontratën.

Palët raportohet se do të takohen sërish në javët e ardhshme, teksa “Rossonerët” shpresojnë që gjërat të përmirësohen për të ndihmuar në lehtësimin e një marrëveshjeje.

Aktualisht, Rafeal Leao ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Komento: