Telashet me marrëveshjen për energji, ZRRE vërejtje KEDS’it dhe Elektroseverit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Telashet me marrëveshjen për energji, ZRRE vërejtje KEDS’it dhe Elektroseverit

09:03 | 21 Shtator 2022

Çështja e energjisë në Veri vazhdon të jetë temë edhe pas arritjes së marrëveshjes Kosovë Serbi.

Beogradi e ka aktualizuar këtë temë me raportin për bisedimet që u debatua në Kuvendin e Serbisë. Ata thonë se KEDS nuk ia ka dorëzuar ende marrëveshjen komerciale Elektroseverit, metë cilën këto dy kompani do t’i definonin raportet afariste dhe kushtet e bashkëpunimit mes tyre.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) i ka thënë Gazetës Express, të martën se pret që KEDS t’ia dërgojë kompanisë “Elektrosever” edhe marrëveshjen komerciale.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, thuhet se “kompania Elektosever do të merret me faturimin e energjisë për qytetarët e katër komunave veriore”.

Por në marrëveshje parashihen edhe një varg obligimesh së ZRrE-së, KEDS, KESCO dhe KOSTT, po ashtu obligime ka edhe “Elektroseveri”.

ZRre, në përgjigjen dhënë gazetës tregon se ka pasur komunikim në mes të gjitha palëve, duke pretenduar se një sërë obligimesh janë kryer me sukses.

“KEDS, KESCO dhe KOSTT kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Elektrosever për sa i përket përmbushjes së obligimeve që dalin nga vendimi i Bordit të ZRRE-së. KOSTT ka dërguar me kohë tek Elektrosever të gjitha marrëveshjet e domosdoshme teknike për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë, siç janë: Marrëveshjen për Aderim në Rregullat e Tregut dhe Marrëveshjen mbi detyrimet e balancimit. Ndërsa KEDS ka dorëzuar marrëveshjen e Kyçjes, pritjet janë që KEDS të dërgojë tek Elektrosver edhe marrëveshjen komercialë për ofrimin e shërbimeve”, thuhet në përgjigje.

Obligimet e përshkruara në Vendim te ZRRE-së janë pjesë e Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 dhe Konkluzioneve të Lehtësuesit të BE-së mbi Implementimin e Marrëveshjes për Energji të vitit 2015, dhe Udhërrëfyesit të zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë të nënshkruar në Bruksel.

Por as kompania ‘Elektorsever”, sipas ZRRE-së nuk i ka kryer të gjitha obligimet.

Rrjedhimisht ka paralajmëruar masa ligjore nëse nuk i përmbahen marrëveshjes, pasi ZRRE është e autorizuar për dhënies e liçencës – gjë të cilën e ka bërë muaj më parë.

“Pavarësisht progresit të punëve sipas afateve nga KOSTT, KEDS dhe KESCO në finalizimin e marrëveshjeve të sipërpërmendura është vërejtur se ka ngecje në finalizimin e tyre nga Elektrosever. Sa i përket finalizimit, ne rast se nuk përmbushen kërkesat siç janë të përshkruara ne vendimin e ZRRE-së pas 100 ditëve nga data e lëshimit të Licencës për furnizim, ZRRE-ja do te ndërmerr të gjitha veprimet ligjore sipas legjislacionit në fuqi, në pajtim me pikën 8 të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, e datës 21.06.2022”, thuhet nga ZRRE.

Problemi i rrymës me serbët e Veriut ka bërë që me vite rryma e tyre të paguhet nga kuleta e shtetit.

E kuleta e shtetit mbushet kryesisht me paratë e qytetarëve jashtë pjesës veriore. Kjo ka shkaktuar edhe kritika.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, marrëveshjen e qershorit e kishte cilësuar të suksesshme, duke thënë se rryma e shpenzuar nga serbët do të faturohet.

Kosova edhe ashtu po përballet me krizë energjetike, deri në situatën ku ndërprerje të rrymës ka pasur edhe gjatë dy javëve të gushtit – periudhë ku konsumi i energjisë nuk është i lartë.

Në këtë kohë është kërkuar implementimi i marrëveshje me “Elekrosever”.

Komento: