
Në takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit, u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit, raporton Ekonomia Online.
Në takim nuk erdhën kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Halil Thaçi i Obiliqit, të dy nga subjekti politik i Vetëvendosjes.
Ndryshe, sipas njoftimit, takimi do mbahej lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.