Telekomi e Z-Mobile arrijnë marrëveshje, shtyhet afati për pagesën e borxhit 26 milionësh

17:47 | 08 May 2019

Telekomi e Z-Mobile janë marrë vesh për shtyrjen e afatit të përmbarimit të borxhit.

Pas një takimi të gjatë mes Menaxhmentit të Telekomit dhe Z-Mobile në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, palët janë pajtuar që të shtyhet afati i përmbarimit të pagesës për Z-Mobile.

“Është e vërtetë, sapo e përfunduam takimin. Së shepjti do të dalim me një komunikatë”, ka thënë ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka.

Borxhi që Telekomi ia ka Z-Mobile-it llogaritet në afër 26 milionë euro.

Komento: