Telekomi i Kosovës rrit të hyrat

14:43 | 15 Janar 2019

Situata në Telekomin e Kosovës është diskutuar në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur po diskuton për gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, raporton lajmi.

Në këtë mbledhje është dukë u diskutuar edhe për gjendjen në Telekom.

Bedri Istrefi ushtrues detyre i Bordit të Telekomit ka thënë se nuk është e vërtetë ajo që është raportuar në media se Telekomi i Kosovës ka bankrotuar.

“Në raportin e fundit Telekomi i Kosovës ka krijuar të hyra 15 milionë euro”, tregoi Istrefi.

Ai ka kërkuar përkrahje nga kryeministri Ramush Haradinaj për marrëveshjen me “Nokia”-n.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit Haradinaj, i ka premtuar Istrefit vetëm përkrahje morale për këtë.

Komento: