​Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

20:03 | 29 Shkurt 2024
​telekomit-te-kosoves-i-bllokohen-llogarite-bankare

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj.

Balaj e ka quajtur veprim të kundërligjshin, i cili tha se nesër do të dalin me një reagim zyrtarë.

“Po bllokimi ka ndodhur pak para orës 16:00. Për mua është një veprim i jashtëligjshëm, por nesër do të dal me një reagim zyrtarë”, ka thënë ai për Front Online.

Komento: