Telenovela Broja afër fundit, sulmuesi shqiptar gjen klubin e ri

15:39 | 31 January 2024

Armando Broja duket se do të largohet nga Chelsea gjatë këtij mini-afati kalimtar të janarit.

Siç raportohet në mediat angleze, Broja është afër marrëveshjes me Fulhamin, një tjetër ekipi londinez.

Pas lëndimit të Raul Jimenez, Fulham është duke punuar fortë për ta sjellë në skuadër Brojën.

Fillimisht thuhet se marrëveshja është vetëm në formë huazimi, por ekipi londinez ka të drejt blerje për 40 milionë euro.

Armando Broja dhe Chelsea së fundmi refuzuan ofertën e Wolves, kurse West Ham është një prej skuadrave tjera të interesuara për shërbimet e lojtarit “kuqezi”.

Komento: