Telenovela drejt fundit, Marcelo largohet nga Real Madrid

22:10 | 07 Shkurt 2022

Marcelo do të largohet nga Real Madridi

Marcelo ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Mbrojtësit të krahut nuk do t’i vazhdohet kontrata që i skadon në verë pasi klubi nuk llogarit në shërbimet e tij.

34-vjeçari thuhet se mund t’i japë fund karrierës aktive si futbollist në verë.

Braziliani me gjithë ofertat ka gjasa të mëdha që të tërhiqet tërësisht.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007. Ai ka bërë 379 paraqitje duke shënuar 26 gola.

Komento: