Telenovela drejt fundit, Zidane merr drejtimin e gjigantit evropian

10:39 | 09 Mars 2019

Të gjithë janë të çmendur për Zinedine Zidane. Francezi është padyshim një nga emrat me të kërkuar nga gjigantët evropian.

Pasi fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve rresht me Real Madridin, Zidane vendosi të largohet.

Por tani pas një viti pushim, ai është i gatshëm të kthehet në stolin e një ekipi të madh evropian, raporton Marca, përcjell ORAinfo.

Florentino Perez e thirri Zidanen ditët e fundit për ta bindur atë që të kthehej menjëherë te Santiago Bernabeu, por Juventusi, PSG dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar për të.

Siç është raportuar nga Marca, ardhja e Zidane në Londër si zëvendësim për Maurizio Sarri mbetet hipoteza më e komplikuar, duke pasur parasysh se Chelsea ka një ndalim të transferimit për dy sezonët e ardhshme.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, presidenti i PSG, Al-Khelaifi, ka filluar tentimin për ta transferuar në Paris, Zinedine Zidane.

Por sipas gazetës, besohet që Zidane do të transferohet në Juventus, ku do të ribashkohet me Cristiano Ronaldon me të cilin fituan se bashku tre tituj të Ligës së Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: