Televizioni ESPN për Shaqirin: lojtari më i dobët i ndeshjes së mbrëmshme

14:39 | 31 January 2019

Në vlerësimet që e lojtarëve që I ka bërë televizioni i njohur sportiv, ESPN, për lojtarët e Liverpoolit në ndeshjen kundër Liecesteit, Xherdan Shaqiri është notuar me notën më të ulët.

Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në Premierligë për herën e 11-të mbrëmë, kundër Leicesterit Cityt, mirëpo ai nuk arriti që të jetë po aq efektiv sa në ndeshjet e kaluara gjatë këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Për shkak se nuk arriti ta dëshmonte veten në këtë ndeshje, Kloppi vendosi ta largojë Shaqirin nga ndeshja në minutën e 67-të, kur në vend të tij hyri Fabinho.

Përderisa asnjë lojtar nuk arriti të marrë vlerësim më të lartë sesa Sadio Mane (tetë pikë nga dhjetë), i cili e shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në këtë ndeshje, Shaqiri e mori vlerësimin më të ulët (katër).

“I kishte 67 minuta me të vërtetë të qeta. Ai duhet t’i rikthehet formës së tij, të cilët e kishte shfaqur në fillim të sezonit dhe që ia kishte bërë të vështirë Kloppit ta linte atë jashtë skuadrës”, shkruan ESPN.

Fillimisht, djemtë e Jurgen Kloppit kishin qenë në epërsi përmes golit të shënuar nga Sadio Mane, megjithatë ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, pasi që qendërmbrojtësi Harry Maguire arriti ta shënojë një gol për Leicesterin.

Pika e fituar nga kjo ndeshje e shton distancën mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, mirëpo Klopp dhe tifozët në Anfield mbetën të zhgënjyer që nuk e shfrytëzuan plotësisht dhuratën e Pep Guardiolës, i cili kishte pësuar disfatë një ditë më parë.

Komento: