Mot shumë i nxehtë po mbretëron në Francë.
Për herë të parë në Francë u tejkalua sot kufiri i 45 gradëve Celsius duke arritur në 45,1 gradë Celsius në Gard (jug), ndërkohë që Europa është përfshirë nga një valë të nxehti ekstrem.
“45,1 gradë Celsius u regjistrua në orën 15:00. Kjo është hera e parë që kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius në Francë”, tha meteorologu, Etienne Kapikian në Tëitter.
Ndërkaq, temperatura në Carpentras, në pjesën juglindore të Vaucluse arriti në 44.3 gradë celsius, duke thyer rekordin e Francës kontinentale të 44.1 gradë celsius -në rajonin jugor të Montpellier dhe Nimes në gusht 2003.
Në të gjithë vendin qindra shkolla janë mbyllur. Në disa tjera prindërit kanë të mbajnë fëmijët në shtëpi. Provimet e shkollës së mesme janë shtyrë deri në javën e ardhshme.