Shqipëria po përballet me temperatura shumë të ulëta.
Mëngjesin e sotëm një person u gjet i pajetë në Proptisht të Pogradecit.
Ai ishte nisur me kalë për të blerë ushqim, por u gjet nga familjarët i pajetë.
Ndërsa po sot raportohet se në afërsi të hyrjes numër 2 të Portit Detar është gjetur pa shenja jete një endacak.
Mësohet se personi që ka humbur jetën është Viktor Dhima.
Po ashtu gjatë ditës së shtunë në qytetin e Tiranës një tjetër person u gjet i pajetë në hyrje të Qendrës Spitalore Nënë Tereza.
Temperaturat e ulëta kanë qenë fatale për jetën e personave që u mungon streha.