Temperatura të larta na presin nesër

23:27 | 08 Maj 2021

Temperaturat arrijnë deri në 23 gradë.

Instituti Hidrometerologjik i vendit njofton se dita e nesërme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë.

Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje.

Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Komento: