Temperatura të papritura, ky është moti për 3 ditët e ardhshme

21:11 | 25 April 2019

Ky është parashikimi i motit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Ndërkaq ditën e shtune, vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu. Reshjet të intensitetit mesatar priten në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Komento: