Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

13:50 | 07 Gusht 2026
temperaturat-32-grade,-por-ihmk-paralajmeron-per-stuhi-e-bresher-ne-disa-zona-te-vendit-sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë një përditësim mbi situatën meterologjike në vend.

IHMK thotë se aktualisht në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive (Cumulonimbus), të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara, edhe breshër.

“Temperatura momentale arrin rreth 32°C, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme”.

Reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, thotë IHMK, por do të jenë të karakterit lokal, me intensitet të ndryshëm nga një zonë në tjetrën.

“Qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin informacionet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitete”.

Komento: