Temperaturat bien në minus, ky është parashikimi i motit

19:32 | 22 Shkurt 2022

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Komento: