Temperaturat deri në 17 gradë, ky është parashikimi i motit për sot

07:52 | 22 Mars 2023

Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë.

Moti për këtë të mërkurë pritet të jetë me intervale të gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nëpër zona të kufizuara do të ketë mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperatura më e lartë do të jetë 17 gradë Celsius, ndërsa ajo minimalja 3 gradë Celsius.

Komento: