Temperaturat deri në 30 gradë celsius në vendin tonë

08:55 | 13 Gusht 2020

Rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së sotme ku kryesisht do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.

Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Temperaturat e do të luhaten nga 15 deri në 30 gradë celsius.

Kurse nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Komento: