Temperaturat e larta, Lezha kaplohet nga flakët

22:17 | 18 Korrik 2022

Lezha është kapluar nga zjarret.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa raste të zjarrit nëpër disa qytete të Shqipërisë. Një nga vatrat është edhe Lezha.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamje të zjarrit në Lezhë, ku shihet se bëhet fjalë për sipërfaqe të madhe që është përfshirë nga zjarri.

Në videon më poshtë shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri.

Lidhur me zjarret e sotme, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se po punohet për shuarjen e tyre, raporton abcnews.al.

Vatrat tjera janë në Vlorë, Durrës, Fier e Shkodër. Ndërkohë, era e fortë ka rënduar situatën në fshatin Bizë Durrës ku është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre, që ka vënë në rrezik edhe banesat.

Përveç në Shqipëri, situatë e rënduar për shkak të zjarreve është raportuar edhe në Spanjë, Francë, Portugali e Greqi. Deri tani në Spanjë dhe Portugali, janë regjistruar më shumë se 1000 të vdekur.

Komento: