Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

10:23 | 19 July 2023
temperaturat-e-larta,-msh-apelon-per-kujdes-ndaj-femijeve

Gjatë kësaj jave temperaturat në vendin tonë pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Si rezultat i masave të ajrit të nxehta, IHMK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, të pimë ujë sa më shpesh”, ka apeluar IHMK.

E kujdes gjatë këtyre ditëve ka kërkuar edhe Ministria e Shëndetësisë. MSh ka kërkuar nga prindërit që të kenë kujdes ndaj fëmijëve gjatë këtyre ditëve.

Ministria ka renditur nëntë hapa sesi duhet të kujdesemi për fëmijët në këto ditë të nxehta:

-Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;

-Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

-Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;

– U jepni ujë rregullisht;

-Pastroni rregullisht.

-Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det

-Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;

-Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

-Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;

-Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.

Komento: