Evropën e ka kapluar nxehti i madhe.
Temperaturat e larta kanë shkaktuar thatësirë në të gjithë Italinë, lumenjtë dhe rezervuarët mbeten pa ujë, duke rrezikuar mjedisin dhe ekonominë.
Disa rajone italiane kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme për të siguruar para për ta luftuar krizën e ujit dhe shoqatat e fermerëve po parashikojnë një rënie të mprehtë të prodhimit në pjesë kyçe të vendit, përcjell Gazeta Express.
“Kombinimi i thatësirës më të rëndë në vitet e fundit dhe temperaturave… të cilat arritën 40 gradë Celsius në fund të qershorit po e çojnë Italinë në një situatë dramatike ekologjike dhe ekonomike”, raportoi agjencia ANBI.
“Po”, lumi më i gjatë në Itali që përshkon rajone të mëdha në veri dhe ofron kushte për rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të Italisë, regjistroi nivelin më të ulët të ujit në 70 vitet e fundit.
“Niveli i ujit përgjatë gjithë rrjedhës së Po-së është ende më i ulëti që kur të dhënat janë monitoruar”, tha ANBI. “Për dy javë, sasia e ujit u përgjysmua dhe ra në pak më shumë se 170 metra kub në sekondë”, theksojnë ata.
Në liqenet e mëdhenj në veri të Italisë, uji tashmë ka rënë nën nivelin e ulët rekord ose është afër tij dhe po bie fuqishëm edhe në rezervuarët natyrorë në Italinë qendrore. Niveli i ujit në Tiber është në nivelin më të ulët në disa vite, dhe rrjedha në Aniene është përgjysmuar.