Temperaturat e larta – Nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë, në rrugët e tjera s’ka kufizime

19:15 | 31 Korrik 2026
temperaturat-e-larta-–-neser-kufizime-per-kamionet-mbi-20-tone-ne-autoudhe,-ne-rruget-e-tjera-s’ka-kufizime

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se, për shkak të temperaturave të larta, ditën e nesërme do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë, kurse, shton ministria, në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Postimi:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Komento: