Temperaturat e larta, qytetarët i rikthehen plazhit në Durrës

17:38 | 07 November 2021

Një mot me temperatura të larta po mbahet në këtë muaj.

Moti i ngrohtë, me temperatura aspak normale për muajin nëntor, ka rikthyer edhe njëherë plazhin në qytetin e Durrësit.

Termometri arriti deri në 27-28 gradë Celsius këtë të diel dhe shumë qytetarë dhe turistë ditorë kishin pushtuar bregdetin e qytetit turistik.

Më guximtarët prej tyre u futën për t’u larë në det, ndonëse në një ditë të zakonshme nëntori duhet të kishin veshur xhup dhe mbase dhe shall.

Komento: