Temperaturat ekstreme në Gjermani, mijëra vdekje të regjistruara gjatë qershorit

12:10 | 14 Korrik 2026
temperaturat-ekstreme-ne-gjermani,-mijera-vdekje-te-regjistruara-gjate-qershorit

Sipas vlerësimeve të ekspertëve nga Instituti Robert Koch (RKI), rreth 5,120 persona kanë humbur jetën gjatë muajit qershor në Gjermani.

Vetëm në javën e fundit të qershorit (22–28 qershor), vlerësohet se kanë vdekur më shumë se 4,300 persona.

Gjatë asaj periudhe, Gjermania u përball me një valë të fortë të të nxehtit, me temperatura rekord në disa rajone, ndërsa u vu re një rritje e numrit të vdekjeve.

Zyra Federale e Statistikave njoftoi se në javën 22–28 qershor u regjistruan 23,900 vdekje, rreth 7,100 më shumë se dy javë më herët.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2026 ishte në përputhje me mesataren e katër viteve të fundit, madje në disa raste edhe më i ulët.

Gjermania dhe pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore u përballën me një valë ekstreme nxehtësie në fund të qershorit, ku temperaturat kaluan mbi 40°C në disa zona, shkruan DW.

Komento: