Më ngrohtë e me diell deri të martën. Nga e mërkura mot vjeshtor, me vransira, shi dhe rënie të temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.
Datat:
4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë.
5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.
6.10 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në mbrëmje më të vazhdueshme.
7.10 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
8.10 – Kryesisht me vransira, e herë herë priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, ndërsa maksimalet do të jenë mbi vlera mesatare deri ditën e martë me 24C, më pas zbresin deri në 13C ditën e premte.
Era do të fryjë nga jugu e juglindja 3-11m/s, prej ditës së premte edhe nga verilindja.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës.