Temperaturat pësuan rënie për 10 gradë, rreth 2 mijë rrufesh në këtë qytet të Kosovës

18:39 | 20 Maj 2020

Vendi ynë është duke u përballu me mot me shi dhe me shtrëngata dhe breshër.

Prishtina Weather në njoftimin e fundit jep detaje rreth motit në orët e fundit në vendin tonë, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë:

20.05.2020 – Edhe sot mbi vendin tonë mbajti mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi. Gjatë orës së fundit mbi vend po shtrihet fronti i ftohtë i vorbullës ciklonike që po kalon nga rajoni ynë.

Në Prishtinë temperaturat kanë pësura rënie për 10C, e tashmë po fryen erë e ftohtë veriore me hove deri në 15m/s (54km/h).

Ndërkohë në rajonin e Prizrenit gjatë orës së shkuar u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme dhe pati jozyrtarisht mbi 2000 shkarkime rrufesh, kjo sipas shënimeve të ëebsajtit blitzortung. com.

Pas shtrirjes së frontit të ftohtë mbi vend, gjatë natës do të vazhdojnë të reshurat e shiut, me intenzitet më të ulët dhe nëpër lokalitete, derisa potenciali për shtrëngata do të shuhet. /ORAinfo/

Komento: