
Në vendin tonë janë rikthyer temperaturat verore.
Ditëve të fundit në vendin tonë po mbretërojnë temperatura të larta, derisa shumë kosovarë gjatë këtij vikendi ia mësyjnë shtetit amë.
Madje, po krijohen edhe kolona të shumta, e interesimi më i madh mbetet për Shëngjin e Durrës, pasi që janë më afër.
Por, edhe në Kosova vendet rekrative u stërmbushën përgjatë këtyre dy ditëve.
Një nga pjesët me të pëlqyera mbetet pa dyshim Liqeni i Batllavës.
Sot madje pati numër të madh qytetarësh që po gjejnë relaks, në këtë liqen, pavarësisht që numri i rasteve me COVID-19 po vazhdon të jetë goxha i madh.


