Ten Hag e donte këtë lojtar, United nuk e përfilli kërkesën e tij

19:32 | 03 September 2022

Anësori Hakim Ziyech ishte afër largimit nga Chelsea gjatë gjithë verës.

Djajtë e Kuq ishin një nga kandidatët e fortë për nënshkrimin e ndërkombëtarit maroken, pasi Erik ten Hag, menaxheri i Djajve të Kuq, e njeh mirë lojtarin pas kohës së tyre së bashku në Ajax.

Ky opsion u hoq në orët e fundit të afatit kalimtar. Sipas ‘Daily Mail’, Manchester United nuk e ka marrë parasysh kërkesën e trajnerit holandez dhe nuk ka shkuar për sulmuesin afrikano-verior, përcjell ORAinfo.

Një tjetër skuadër e interesuar për Ziyech ishte Tottenham. Spurs e konsideruan ish-lojtarin e Ajax-it si zëvendësuesin perfekt për Bryan Gil. Megjithatë, spanjolli qëndroi në klub dhe ata nuk ishin në gjendje të nënshkruanin lojtarin e Chelsea./ORAinfo/

Komento: