Ten Hag: Është dashur ta “vrisnim” lojën më herët

09:34 | 14 April 2023

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag e ka analizuar ndeshje e mbrëmshme të ekipit të tij, i cili barazoi me Sevillën 2:2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Edhe pse “Djajtë e Kuq” po avanconin 2:0, ata ishin të pafat në fund pasi i shënuan dy autogola për t’u mbyllur loja baras në fund.

Sipas trajnerit holandez, ekipi nga “Old Trafford” është dashur ta mbyllte më herët çështjen e fituesit.

“E kishim lojën në dorë. Ishim në avantazh prej 2:0 dhe është dashur t’i shënonim 3-4 gola. Kishim momente pa fat me lëndime, na është dasur t’i bënim disa ndryshime në skuadër gjatë lojës dhe më pas e humbëm kontrollin. I pësuam dy autogola, është një fatkeqësi, por duhet të përballemi me të. Duhet të mësojmë ta ‘vrasim’ lojën më herët, por gjithçka mbetet e hapur për lojën e kthimit. E di se mund të bëjmë më mirë me këta lojtarë në pjesën e fundit të lojës dhe duhet të jemi më të komponuar. Nuk ishte një natë e mirë për ne”, deklaroi Ten Hag.

Ai i komentoi edhe lëndimet e qendërmbrojtësve Lisandro Martinez e Raphael Varane.

“E pamë Lisandron të rrëzohej në një moment kur nuk kishte kundërshtarë të përfshirë, ishte një ndjenjë e keqe. Nuk e di se sa është i rëndë lëndimi, për momentin. As për Varanen nuk e di”, përfundoi trajneri holandez.

Komento: