“Pothuajse një diktator, bën premtime të rreme”, Ten Hag merr akuza nga një ish-lojtar i tij.
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag është akuzuar nga një prej ish-lojtarëve të tij duke u cilësuar si “pothuajse një diktator” që bën “premtime të rreme”.
Futbollisti që sulmon Ten Hag është Riccardo Basta, një lojtar që trajneri holandez e drejtoi gjatë kohës së tij midis 2013 dhe 2015 si trajner i moshave të Bayern Munichut.
“Çdo fëmijë ëndërron të bëhet futbollist profesionist dhe te Bayern Munich isha shumë afër kësaj ëndrre. Por, ata më tallnin dhe më bënin premtime të rreme”, ka shpjeguar fillimisht Basta për Sport 1.
Riccardo Basta, i cili është 27 vjeç dhe luan për VfR Garching, tregon situatën e tij ku u dëshpërua nga Ten Hag.
“Pas zgjatjes së kontratës sime të parë, Erik ten Hag më tha se ata po llogarisnin tek unë dhe se kishte një plan për mua”.
“Unë supozohej të bëhesha një lidhje mes skuadrave të para dhe të dyta dhe herë pas here do të isha në ekipin e parë. Mendova se ishte mirë, sigurisht. Në fund, megjithatë, asgjë nuk doli nga kjo”.
Mesfushori i VfR Garching, i cili pasi u largua nga ekipi i Bayernit luajti më pask te 1860 në Rosenheim, FC Pipinsried, SC Oberweikertshofen dhe TSV Sauerlach, pranon se “personalisht, unë nuk kisha një marrëdhënie të mirë me Ten Hag. Ai ishte pothuajse një diktator, i cili kishte një plan dhe lojtarët duhej ta ndiqnin atë”, përfundoi Basta.
Pas largimit nga ekipet e moshave të Bayernit, trajneri holandez Erik ten Hag drejtoi Utrecht (2015-2017) dhe Ajax (2017-2022), deri në mbërritjen e tij në Old Trafford për të drejtuar Manchester United.