Ten Hag tregon pse Ronaldo nuk luajti mbrëmë, thotë se është në dyshim edhe për të dielën

11:20 | 11 November 2022

Erik ten Hag nuk e di nëse Cristiano Ronaldo do të luajë të dielën, në ndeshjen kundër Fulhamit.

Sulmuesi portugez mungoi të enjten mbrëma, në ndeshjen që Manchester Unitedi e fitoi 4:2 kundër Aston Villas në Kupën Carabao.

“Cristiano Ronaldo është i sëmurë. Për shkak të kësaj, ai nuk u përfshi në skuadër. Nuk e di nëse do të jetë gati deri të dielën. Është e vështirë të parashikohet nëse ai do të shërohet deri në atë pikë, por për momentin nuk jam i shqetësuar për këtë”, tha trajneri holandez.

Gjithashtu, trajneri i Manchester Unitedit është përgjigjur në pyetjen për lidhjen e mungesës së Ronaldos lidhur me afrimin e fillimit të Kupës së Kupës “Katar 2022”.

“Në asnjë rast. Ronaldo është i sëmurë. Për shkak të kësaj, ai nuk luan”, tha Erik ten Hag.

Më 13 nëntor, Manchester United do të luajë në udhëtim kundër Fulhamit në ndeshjen e xhiros së 16-të në Premierligë.

Komento: