Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë që nuk është pishman për transferimin e sulmuesit Rasmus Hojlund.
“Mendoj që tashmë e kemi bërë llaf këtë. Nuk mendoj që duhet ta përsërisim këtë akt”, u ka thënë ten Hag gazetarëve.
“Ne jemi të lumtur me Rasmusin. Në ndeshjen e parë ai ishte I lënduar. Ai luajti kundër Arsenalit, startoi kundër Brightonit dhe tani duhet ta integrojmë në ekip. Mund ta dalloni që është talent shumë I madh”.