Tenisone para ndeshjes Slovan Bratislava – KF Feronikeli, serbët nuk pranojnë të luajnë

11:23 | 24 Korrik 2019

Feronikeli sot do të takohet me SK Slovan Bratislava.

Politika ndërhyn sërish në futboll dhe sërish në një aktivitet të rëndësishëm, të organizuar nga UEFA. Vetëm një muaj e gjysmë pasi dy futbollistë me origjinë serbe dhe trajneri i malit të Zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe 3 pjesëtarë të Slovan Bratislavës.

Sllovakët do të përballen sot në orën 18:00 me skuadrën kampione të Kosovës, por komuniteti serb u ka kërkuar futbollistëve Aleksander Cavric dhe Dejan Drazic, si dhe trajnerit Vladimir Radenkovic, që të mos luanë sfidën e nesërme.

Të tre këta persona ka në pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar verdiktin e serbëve.

Komento: