Tenperaturat sot deri 17 gradë

07:50 | 02 Maj 2026
moti-sot

Të shtunën, moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell.

Vranësira do të ketë në disa pjesë të territorit, sidomos në perëndim dhe veri-perëndim, ku priten riga shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 14 deri në 17 gradë.

Erëra të lehta do të fryjnë kryesisht nga veri-lindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s

Komento: