Tension në Ukrainën lindore, vazhdojnë bombardimet

20:00 | 18 February 2022

Situata nuk është e qetë në Ukrainë.

Sinjale shqetësuese vijnë nga rajoni i Donbas në Ukrainën lindore, në kontroll të separatistëve pro rusë.

Kievi akuzon rebelët për 60 shkelje të armëpushimit gjatë 24 orëve të fundit dhe thotë se një ushtar ka mbetur i plagosur. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë garanton se nuk ka ndërmend të nisë një ofensive kundër pozicioneve të separatistëve, shkruan a2cnn.

Këta të fundit, pretendojnë se është Kievi ai që po shkel armëpushimin duke lëshuar një seri predhash gjatë së enjtes dhe të premtes.

Kremlini shprehet i alarmuar lidhur me lajmet për shtim të bombardimeve në Donbas, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov që tha se po përdoren edhe armë të ndaluar nga marrëveshja e Minskut.j.

Komento: