Tension para Speciales: Vudi Xhymshiti shfaqet në Hagë, turma kërkon largimin e tij

08:45 | 16 Shtator 2026

Situata është tensionuar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së.

Gazetari Vudi Xhymshiti është parë para objektit të Gjykatës Speciale, ndërsa prania e tij ka shkaktuar reagime dhe tensione mes të pranishmëve.

Disa prej qytetarëve janë revoltuar dhe kanë kërkuar largimin e tij nga zona ku janë mbledhur qytetarët që po presin vendimin e Hagës.

Komento: