Tensione mes Rudarit e Bulliqit, ja për ҫka po e akuzojnë njëri-tjetrin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tensione mes Rudarit e Bulliqit, ja për ҫka po e akuzojnë njëri-tjetrin

21:59 | 23 Nëntor 2020

Ka pasur tensione mes Rudarit dhe Bulliqit.

Kandidati i LDK’së Nexhmi Rudari ka akuzuar kundërkandidatin nga VV për uzurpim të pronës publike.

Rudari ka publikuar dokumente të cilat ai pretendon se dëshmojnë se Bulliqi është uzurpator.

“Shpejtim Bulliqi ka uzurpuar 985 metra katror ku e ka ndërtuar shtëpinë në pronë publike. Pa qenë fare kryetar ia ka lejuar vetës të jetë uzurpator, po me u bë kryetar komune?”, pyeti Rudari.

“Është tokë familjare. Nuk e kam bërë unë por babagjysh e katragjysh janë aty”, u shfajësua Bulliqi.

“Jo bre se shtëpia është ndërtuar më 2005”, ia ktheu Rudari.

Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari se ky i fundit e ka punësuar vëllaun e tij si drejtor të një shkolle në Komunën e Podujevës.

Bulluqi tha se pas kësaj, Rudari e kishte punësuar edhe mbesën e tij, vajzën e vëllait, si mësuese në një shkollë në Podujevë pavarësisht se ajo nuk kishte diplomuar ende në kohën kur ishte mbyllur konkursi. Madje për këtë Bulliqi ka nxjerrur edhe një dokument i cili sipas tij e dokumenton atë që deklaroi

“E ka punësuar vajzën e vëllait si mësuese edhe pse ajo kishte diplomuar pasi që është mbyllur konkursi. Aty ka pasur edhe mësuese të tjera të diplomuara madje edhe me master që kanë aplikuar.Duhet me ju kërku falje atyre mësueseve që nuk kanë pas fatin me qenë mbesa tua dhe me u punësu” ka thënë Bulliqi.

Rudari e ka mbrojtur këtë duke thënë se ka hyrë si zëvendësuese dhe se këtë emërim e ka bërë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

Komento: