Tensione mes VV-së dhe PDS-së

17:51 | 02 August 2019

Sërish debate mes VV-së dhe partisë Socialdemokrate.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka ironizuar pas vendimit të Veselit për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka ironizuar edhe me Partinë Socialdemokrate, duke e quajtur “partiçkë”, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, PAN-i e ka kuptuar se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Më në fund PAN-i e kuptoi që mori fund. Të fundit fare, PDK-ja dhe Veseli, madje pas Nismës dhe partiçkës, po detyrohen të pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu

Komento: