Tensione në fund të ndeshjes, lojtari kosovar ndëshkohet me të kuq

22:56 | 14 October 2020

Tensione në fund të ndeshjes Greqi – Kosovë.

Lojtari kosovar, Benjamin Kololli është ndëshkuar me karton të kuq pas një zënke pas ndeshjes Greqi – Kosovë.

Greqia dhe Kosova luajtën baras 0-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Fundi i ndeshjes ishte tensionues.

Kololli u përfshi nga bankina, për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Komento: